Chelsea: Lamtumirë John Terry!

Chelsea: Lamtumirë John Terry!
Kapiteni i Chelsea, John Terry, do të largohet nga “Stamford Bridge” në fund të këtij sezoni.

Qendërmbrojtësi 36-vjeçar ka luajtur 713 ndeshje me Chelsea që kur debutoi më 1998, duke shënuar 66 gola.

Ai ka qenë kapiten i Chelsea në 578 takime, rekord ky për klubin, por ka luajtur vetëm katër takime në Premier League, këtë sezon.

“E ndjej se kam ende shumë për të dhënë në fushë për Chelsea, por e kuptoj se kjo mundësi është e kufizuar për mua këtu,- tha Terry.

Terry është lojtari më i dekoruar te Chelsea, me 4 trofe Premier League, 5 FA Cups, një Europa League dhe tre “League Cups”. Ai mund të largohet edhe me një trofe tjetër të Premier League, pasi Blutë e Londrës kryesojnë aktualisht kampionatin, 4 pikë para Totenhemit, që mban vendin e dytë.

Terry largohet si lojtari i tretë me më shumë paraqitje në historinë e Chelsea,  pas Ron Harris e Peter Bonetti.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: