David Vila, super gol nga gjysma e fushës me Nju Jorkun (Video)

David Vila, super gol nga gjysma e fushës me Nju Jorkun (Video)
Një goditje parabël nga mesfusha, një gol i mrekullueshëm që i dhuron Nju Jork Sitit suksesin dhe kreun e renditjes momentale në Eastern Conference della MLS.

Për David Vilën ishte një mbrëmje fantastike, me golin që mbylli llogaritë me Filadelfian. Një gol që do të hyjë në histori si goli më i veçantë i shënuar nga largësia në kampionatin amerikan të futbollit.

Një gol që është festuar edhe nga Andrea Pirlo, shoku i skuadrës së spanjollit: “Një nga golat më të bukur që unë kam parë ndonjëherë, sigurisht më i bukuri në historinë e këtij klubi”. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: