Durrës, ekzekutohen me armë Ervin Dalipaj dhe një person tjetër në Sukth

Durrës, ekzekutohen me armë Ervin Dalipaj dhe një person tjetër në Sukth
Dy persona janë vrarë në një atentat me armë zjarri në afërsi të Sukthit, në Durrës gjatë ditës së sotme.

Krimi i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme  në autostradën Tiranë-Durrës dhe sipas informacioneve të para, dy viktimat ishin duke udhëtuar më makinë në drejtim të Sukthit në momentin kur janë qëlluar për vdekje.

Sipas policisë kemi të bëjmë me një atentat të mirë organizuar dhe dyshohet se viktimat mund të kenë pasur konflikt më herët me autorët e atentatit.

Sipas burimeve të para të policisë një prej viktimave është Ervin Dalipaj, i dyshuar për vrasjen e Gazmend Çollakut.  Dalipaj ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e Gazmend Çollakut, madje sot  në Gjykatën e Krimeve të Rënda ishte edhe gjyqi i tij por është shtyrë.

Ervin Dalipaj ka qenë me profesion Ish-Oficer Policie në funksione të ndryshme në Policinë e Elbasanit dhe Tiranës, në SHKB, dhe vitet e fundit Shef Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë Tiranë me gradën Komisar, i përjashtuar nga detyra më datë 01.12.2013, me motivacionin për dekonspirimin e operacionit për lojërat e fatit.

Rreth orës 13: 55 viktima së bashku me një person tjetër kanë qenë duke udhëtuar me një makinë tip Audi kur janë ekzekutuar të dy. Policia  bën me dije  se viktima e dytë është  Xhino Dautaj.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve .

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: