Ekzekutohet lojtari i kombëtares së Panamasë

Ekzekutohet lojtari i kombëtares së Panamasë
Amilcar Henriquez, futbollist i kombëtares së Panamasë ndërroi jetë në moshën 33-vjecare, pasi u qëllua me armë zjarri në provincën e Colon, në Panama. Një person i armatasor e qëlloi disa herë, ndërsa mesfushori ishte duke dalë nga banesa e tij.

Gjatë sulmit mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, ndërsa Henriquez vdiq teksa ishte duke u transportuar për në spital.  Futbollisti që luan në nivel klubesh me Arabe Unido, numëronte 75 prezenca me Kombëtaren e Panamasë.

Ai kishte debutuar me Panamanë në 2005 dhe ka luajtur në eliminatoret e Botërorit Rusi 2018 ku ishte prezent një muaj më parë në fushë në barazimin 1-1, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Futbollisti ishte rikthyer në klubin ky nisi karrierën Arabe Unido vitin e shkuar, pasi në karrierën e tij kishte luajtur edhe me klube më prestigjioze si America Cali, Real Cartagena, apo Indipendiente Medellin.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: