Fitojnë Kukësi dhe Skënderbeu, pritet "përgjigja" e Partizanit sot në Shkodër

Fitojnë Kukësi dhe Skënderbeu, pritet "përgjigja" e Partizanit sot në Shkodër
Kukësi fitoi ndaj Teutës në Durrës, 2-0 duke i rikthyer në krye të klasifikimit, por të mbajtur atë pas javës së 29-të i duhet të presë sot dhe të shpresojë që të gabojë Partizani në Shkodër.

Të kuqtë kryesonin dy pikë para Kukësit kampionatin dhe udhëtojnë sot në Shkodër për t’u përballuar me vendasit, me moral të lartë që të rimarrin sërish kreun. Si Kukësi edhe Partizani, vazhdojnë të jenë nën presionin e vendit të tretë, Skënderbeut, pasi kampionët në fuqi, fituan 3-0 ndaj Korabit dhe ndodhen aktualisht vetëm 3 pikë larg Kukësit, kryesues.

Ernest Gjoka pas fitores me Teutën deklaroi se kjo është një fitore e madhe në këtë moment të kampionatit, dhe duhej ta kalonim me patjetër këtë ndeshje, pas hapit fals me Vllaznisë.

“Ndeshje të mira kemi bërë gjatë gjithë sezonit, por sot futbollistët u treguan shumë të qetë dhe e goditën kundërshtarin në momentet e duhura.”

“Në pjesën e parë nuk e kishim të lehtë, sepse ndeshja nisi shumë e kujdesshme dhe Teuta qëndronte në mbrojtje me shumë lojtarë dhe kërkonte të na godiste. Në pjesën e dytë faza jonë sulmuese u bë më e shpejt, por edhe dalja e kundërshtarëve na krijoi hapësirat që na mungonin.”

Sot në Shkodër luan Vllaznia me Partizanin dhe në rast fitoreje, të kuqtë do të rikthehen sërish në krye të kampionatit.

“Këtë nuk di ta them, sepse nuk mund të parashikoj. Por, Vllaznia është një ndër skuadrat e elitës së futbollit shqiptar, me histori të jashtëzakonshme dhe do të jetë dinjitoze deri në fund.

Sipas trajnerit vlonjate të Kukësit, “ky kampionat është shumë i fort dhe qetësinë do ta kemi vetëm në fundin  e fazës së katërt dhe nëse do të arrijmë objektivin tonë madhor.”

Nga ana tjetër, trajneri Gugash Magani i Teutës, pas humbjes me Kukësin theksoi:  “Në përgjithësi nuk mbajtëm presionin. Goli i parë ishte plotësisht i evitueshëm. Mund të ketë qenë edhe penallti, por lojtari thotë që nuk ishte. Gjithsesi nuk ndikoi vetëm ky episod në rezultat.”

“Kukësi e meritoi fitoren, sepse ka diferencë në kualitet. Diferenca dhe një skuadër që ka personalitet në fushë e zgjidh shumë mirë ndeshjen nëpërmjet episodeve.”

“Luhet në fushë, nuk ka parashikim. Ne gjatë gjithë kohës kemi qenë të rrezikuar. Me një fitore do të hedhim një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës, por ka ende edhe shumë javë në lojë. Do të punojmë me skuadrën që ti marrim gjërat me qetësi, sepse në të kundërt rrezikojmë.”

Teuta e ka humbur ndeshjen e parë me Skënderbeun 1-0 në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, por pavarësisht humbjes së djeshme, ka ende besim.

“Entuziazmi nuk është si pas ndeshjes me Tiranën, por e kemi objektiv edhe Kupën. Do të hyjmë në fushë gjithçka për gjithçka dhe nuk do të gabojmë si ndaj Kukësit.”

Kategoria Superiore

Java e 29-të/Dje

Tirana-Laçi                         0-0

Skënderbeu-Korabi           3-0

Teuta-Kukësi                      0-2

Sot

Vllaznia-Skënderbeu        19:00

Luftëtari-Flamurtari         15:00

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: