Horoskopi sot, e martë 25 prill 2017

Horoskopi sot, e martë 25 prill 2017
Dashi 21 mars - 20 prill

Ditë e mirë ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Si ju ashtu edhe partneri do përkujdeseni për njeri-tjetrin dhe nuk do bëni asgjë që të sjellë lëndim tek dikush. Beqaret duhet t'i shprehin sa më shumë ndjenjat e tyre sepse vetëm në atë mënyrë do mund ta gjejnë princin e kaltër. Në planin financiar duhet të jeni më të kujdesshëm dhe të matur sepse në  të  kundërt situata do ju dalë jashtë kontrollit.

Demi 21 prill - 21 maj

Do jeni shumë egoiste sot ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin nuk do ecë ashtu si keni dashur. Po vazhduat kështu shumë shpejt kanë për të ardhur probleme serioze. Për beqarët asgjë e keqe nuk do ndodhë, por nga ana tjetër nuk do ketë as ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Për financa më të qëndrueshme mundohuni të ulni në maksimum shpenzimet.

Binjakët 22 maj - 21 qershor

Ditë shumë e animuar do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Partneri do ju mbajë në pëllëmbe të dorës dhe do ju bëjë të ndjeheni mirë në çdo moment. Beqarët do e kenë shumë të vështirë ta gjejnë personin e ëndrrave edhe pse do mundohen pafund. Në planin financiar do jeni shumë më të arsyeshëm dhe situata do fillojë të normalizohet.

Gaforrja 22 qershor - 22 korrik

Pavarësisht te gjitha vështirësive qe keni pasur kohët e fundit në jetën tuaj në çift, sot do jeni më të qetë dhe do i shihni gjërat me një sy tjetër. Beqaret do bëjnë të pamundurën që ta ndryshojnë sa më parë statusin e tyre kështu që do ja arrijnë qëllimit. Në planin financiar, edhe pse gjendja nuk do jetë në periudhën më të favorshme, nuk duhet ta humbni besimin dhe nuk duhet të alarmoheni.

Luani  23 korrik - 22 gusht

Para se të flisni dhe t'i kërkoni diçka partnerit tuaj sot duhet të reflektoni disa herë. Ai nuk do jetë në humor shumë të mirë dhe mund të acarohet edhe për gjënë më të vogël. Beqarët do jenë optimistë, të qeshur dhe energjikë. Ka gjasë që për ta të filloje një etape shumë më e bukur. Buxhetin do e keni gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do ju ndodhe asgjë e keqe.

Virgjëresha 23 gusht - 23 shtator

Tregohuni sa më të matur që të mundeni sot ju të dashuruarit sepse po bëtë gabime do keni mosmarrëveshje të forta me partnerin. Beqaret do merren me diçka shumë te rëndësishme gjatë kësaj dite dhe as që do mendojnë për të filluar një lidhje. Ne planin financiar fati ka për të qene gjatë gjithë kohës në anën tuaj. Përveçse stabilizim mund te ketë edhe përmirësim këtë jave.

Peshorja 24 shtator - 23 tetor

Mundohuni ta kontrolloni veten sot ju të dashuruarit dhe të mos bëni gjëra të gabuara. Nëse tregoheni pak më tepër tolerante dhe të duruar keni për të qenë më të fituar. Beqaret duhet të jenë më të arsyeshëm dhe kurrsesi nuk duhet të hedhin hapa te pamenduara. Për financat do jetë një dite goxha delikate. Në një moment mund t'iu duhet edhe ndihma e disa të afërmve për t'ia dalë.

Akrepi 24 tetor - 22 nëntor

Jeta juaj në çift nuk do ece shumë mirë gjatë kësaj dite. Herë pas here do keni debate dhe probleme serioze dhe do ndiheni keq. Beqaret nuk do duan të hedhin asnjë lloj hapi të nxituar. Njohje do ketë, por ata nuk do binden plotësisht. Buxheti do jetë goxha më i mirë, kështu qe filloni te shlyeni borxhet e hershme e më pas bëni investimet që do ju duhen.

Shigjetari 23 nëntor - 21 dhjetor

Do jeni tej mase tolerantë me partnerin tuaj sot dhe marrëdhënia me ta ka për te qene e jashtëzakonshme. Edhe ata qe kane pasur debate e probleme serioze do jene me te qete. Beqaret me shume gjasë do marrin vendime të rëndësishme pas disa takimeve mbreslënëse qe do kenë. Në planin financiar mos u tregoni impulsive sepse mund të gaboni rënde.

Bricjapi 22 dhjetor - 20 janar

Sot do keni konflikte të njëpasnjëshme me partnerin tuaj dhe shpesh do ndiheni keq. Hiqni dorë nga të qënit mendjemëdhenj dhe jini sa më të hapur ndaj ndryshimeve. Beqarët më në fund do fillojnë një romancë të bukur, e cila do iu sjellë emocione dhe kënaqësi te pafundme. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Nuk do gjeni dot zgjidhje për problemet qe keni pasur.

Ujori 21 janar - 19 shkurt

Ditë e ngrohte, me diell dhe ngjyra do jetë kjo e sotmja për te dashuruarit. Pranë partnerit do përjetoni kënaqësi te paimagjinueshme. Beqarët nuk duhet të jenë shumë impulsive sepse mund të bëjnë gabime te pafalshme e me pasoja për të ardhmen. Me shpenzimet do jeni të arsyeshëm dhe gjendja e financave nuk ka për te qene aspak e keqe.

Peshqit 20 shkurt - 20 mars

Do jeni në humor të shkëlqyer sot ju të dashuruarit dhe do ja shprehni akoma më shumë ndjenjat atij qe keni në krah. Dielli do ndriçoje gjithë kohës dhe do ju bëjë të ndiheni më së miri. Beqaret nuk duhet të ndërmarrin shumë rreziqe sepse mund të gabojnë. Në planin financiar do keni sukses të garantuar. Gjendja ka për të qenë shumë herë më e mirë se më parë. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: