Ja si bëhet ilaç helmi i gjarprit (Video)

Ja si bëhet ilaç helmi i gjarprit (Video)
A e dinit se helmi i gjarprit përdoret për të bërë ilaç për trajtimin e kafshimeve të gjarpërinjve? Rreth 50.000 raste kafshimesh ndodhin çdo vit në Pakistan dhe 20.000 njerëz vdesin nga helmi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit në Islamabad prodhon vaksina për kafshimet e gjarpërinjve me helmin e tyre.

Pas marrjes së helmit nga një gjarpër, ai injektohet në një kalë. Kali nuk ngordh por prodhon antitrupa.

Muaj më vonë, antitrupat nxirren nga gjaku i kafshës. Serumi i antitrupave pastaj pastrohet dhe përdoret si ilaç. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: