Kamioni përplaset me fuoristradën në Korçë, plagoset punonjësi egjiptian i TAP

Kamioni përplaset me fuoristradën në Korçë, plagoset punonjësi egjiptian i TAP
Një shtetas egjiptian ka mbetur i plagosur pas përplasjes së dy mjeteve. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme rreth orës 14:50 minuta në fshatin Sovjan të Korçës, kur një mjet kamion tip “Benz” është përplasur me një mjet fuoristradë.

Nga aksidenti është dëmtuar një shtetas egjiptian rreth 30 vjeç, i cili po udhëtonte me mjetin e vogël ndërsa punon pranë kompanisë TAP.

Policia sqaron se ai është transportuar për në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: