Kriza politike, Fleckenstein dhe McAllister mbërrijnë në Tiranë

Kriza politike, Fleckenstein dhe McAllister mbërrijnë në Tiranë
Eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe David McAllister mbërrijnë në Tiranë, në përpjekje për të zgjidhur krizën politike në vend.

Dy negociatorët të cilët kanë marrë përsipër për të gjetur një zgjidhje për krizën politike që gjendet vendi prej 66 ditësh, do të zhvillojnë sot takime me krerët e forcave politike në vend.

Ata do të ulen në tryezë me një draft marrëveshje me disa pika, të cilën do t’ia prezantojnë Ramës dhe Bashës.

Të dy eurodeputetët, para se të takojnë krerët politike  do të zhvillojnë një deklaratë të përbashkët për shtyp, ku do të prezantojnë edhe qëllimin e vizitës së tyre në Tiranë dhe përpjekjet për të gjetur një pikë të përbashkët për të zhbllokuar situatën.

Dy eurodeputetet kanë mbërritur  në Tiranë rreth orës 13:00.

Axhenda e takimeve do të jetë:

Në orën 15:00 ata do të takohen me kryeministrin Edi Rama së bashku me kryetarin e kuvendit Ilir Meta në një seancë dëgjimore për tu  njohur me  situatën.

Në orën 16:00  David McAllister  do të takohen me kreun e PD Lulzim Basha në selinë e PD-së.

Ndërkohë ditën e sotme, Ambasadorët Lu dhe Vlahutin ishin  në zyrën e kreut të Kuvendit Ilir Meta për të diskutuar për dialogun e sotëm.

Pas ambadorëve, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryetarin e LSI-se ne Kryesine e Kuvendit, takim i cili u mbajt gjatë ditës së sotme, rreth orës 12:50.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: