Lila lë Greqinë, drejt Azerbajxhanit për të vijuar karrierën

Lila lë Greqinë, drejt Azerbajxhanit për të vijuar karrierën
Pas 6 sezonesh Andi Lila do ti japë fund aventurës së tij me Pas Janinën. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare do të largohet nga skuadra e Superligës greke në fund të këtij sezoni për t'u transferuar në Azerbajxhan.

Lajmi është konfirmuar nga mediat greke dhe ato azere, të cilat nuk e zbulojnë emrin e skuadrës, por faktin se 31-vjecari është sponsorizuar nga një tjetër futbollist i kombëtares shqiptare, pikërisht nga Ansi Agolli i cili aktivizohet prej vitit 2010 te Qarabagu.

Marrëveshja mes palëve është 90% e përfunduar dhe pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme. Lila do të transferohet në Azerbajxhan si lojtar i lirë, pasi kontrata me Pas Janinën i përfundon në qershor.

Me Pas Janinën në këto 5 vite e gjysmë, Andi Lila ka zhvilluar në total 136 ndeshje duke realizuar dhe 8 gola. Në sezonin 2014-2015 ai u largua për disa muaj nga skuadra greke për të provuar një eksperiencë të re në Serinë A italiane me Parmën skuadër tek e cila luajti në pjesën e dytë të atij edicioni pikërisht në formë huazimi nga Pas Janina.

Tashmë lojtarin e përfaqësues kuqezi e pret një aventurë e re në kampionatin azer me një skuadër të rëndësishme emri i së cilës do të mësohet shumë shpejtë. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: