Luftëtari i “prish mendjen” trajnerit serb, rikthehet Milinkoviç

Luftëtari i “prish mendjen” trajnerit serb, rikthehet Milinkoviç
Mladen Milinkoviç është rikthyer në stolin e Luftëtarit. Pas humbjes së fundit me Flamurtarin 2-1, brenda në shtëpi, Milinkoviç dha fillimisht dorëheqjen si trajner. Por dorëheqja e tij nuk u pranua nga presidenti Grigor Tavo, i cili duket se e bindi trajnerin serb të rikthehej sërish në stol. Gjatë ditës së sotme, pas një analize para stërvitjes, Tavo u shpreh i kënaqur me rikthimin e trajnerit.

Para lojtarëve presidenti tha se pavarësisht gjykimit, synimi i Luftëtarit mbetet vendi i katërt dhe se është krenar me paraqitjen e deritanishme. Luftëtari zbriti në vend të pestë, pas humbjes me Flamurtarin, një pikë pas Vllaznisë. Por këtë javë gjirokastritët do të përballen me Korabin e rënë në një kategori më poshtë, ndërsa Vllaznia do të ketë një transfertë të vështirë në Vlorë.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: