Mbyllen negociatat, Rama dhe Meta asnjë koment. Basha: Bisedimet nuk kanë nisur ende

Mbyllen negociatat, Rama dhe Meta asnjë koment. Basha: Bisedimet nuk kanë nisur ende
Për rreth një orë, nga 19:00 deri në 20:00, kryeministri Rama, kreu i Kuvendit Meta dje kryetari i opozitës Basha janë takuar në Pallatin e Kongreseve, por në mjedise të ndryshme dhe jo së bashku.

Negociatorët e huaj David McAllister dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein ishin në takime sa në njërën sallë në sallën tjetër, ku pritën aleatët Rama-Meta bashkë dhe Bashën veçmas.

Deri tani nuk ka informacione të sakta për rezultatin e takimit, ndërkohë që kreu i opozitës Basha është larguar i pari nga takimi i dytë gjatë ditës dhe në një prononcim të shkurtër për mediat tha se “jemi akoma në proces pune. U thirrëm për të vijuar takime pune pa teknicienë. Akoma nuk kanë nisur bisedimet zyrtare”.

Kryeministri Rama e shoqëroi me batuta daljen e tij nga Pallati i Kongreseve, ndërsa Meta nuk kishte asnjë koment.

Modeli i negociatave në vende të ndara, por me të dyja palët në një godinë, është një format që aplikohet shpesh nga zyrtarët perëndimor për t’i çuar palët me pas në qëndrime të përbashkëta. Të pranishëm në ambientet e Pallatit të Kongreseve janë edhe ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu, ambasadorja e BE, Romana Vllahutin dhe Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt.

Më herët, gjatë ditës së sotme, Knut Fleckenstein dhe David McAllister u takuan me Kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit, Ilir Meta.

Veç Kryeministri Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta në takim morën pjesë dhe ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar te LSI, Luan Rama, kreu i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi dhe deputeti socialist Taulant Balla. Takimi u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit.

Rreth orës 16:15 dy negociatorët kanë mbërritur në selinë e PD-së ku zhvilluan takimin me kreun e PD-së, Lulzim Basha për rreth 90 minuta. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: