Morinë, arrestohet 27 vjeçari nga Kosova, ishte në kërkim ndërkombëtar

Morinë, arrestohet 27 vjeçari nga Kosova, ishte në kërkim ndërkombëtar
Një 27­ vjeçar nga Kosova i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia shqiptare më qëllim ekstradimin. Në pranga ka rënë Behar Kolukaj, 27 vjeç, banues në Vërmic, Kosovë. Kolukaj është arrestuar në hyrje të doganës Qafë­ Morinë ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoi shtetas ‘’i shpallur në kërkim ndërkombëtar’’, nga Interpol Franca. 27­ vjeçari është dënuar në vitin 2015 nga Gjykata Savoie e Francës për veprat penale “Vjedhje me armë" dhe "Rrëmbim dhe heqje e paligjshme e lirisë“. Kolukaj do të ekstradohet në Kosovë.

s.i

Shpërndajeni me miqtë tuaj: