Nëndetësja amerikane arrin në Korenë e Jugut

Nëndetësja amerikane arrin në Korenë e Jugut
Një nëndetëse amerikane ka mbërritur në Korenë e Jugut për shkak të rritjes së tensioneve pasi Koreja e Veriut ka paralajmëruar se do të kryej testin e gjashtë bërthamor.

Koreja e Veriut po feston përvjetorin e 85-të të themelimit të ushtrisë së saj.

Gjatë javëve të fundit, tensionet janë rritur në gadishullin Korean, ndërsa SHBA dhe Koreja e Veriut shkëmbejnë “retorikë të nxehtë”.

Ndërkohë të gjithë Senatit të SHBA-së i është kërkuar të marrë pjesë në një konferencë për Korenë e Veriut të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: