Parandalohet vrasja e trefishtë në Pogradec

Parandalohet vrasja e trefishtë në Pogradec
Policia parandalon vrasjen e trefishtë në Pogradec dhe arreston në flagrancë autorin.

Bëhet fjalë për Lorenc Kuqo, 35 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, person me precedent të mëparshëm në krime kundër personit.

Arrestimi i Kuqos u bë pasi ky shtetas, pas disa konflikteve të mprehta për motive të dobëta me shtetasit L.T, dhe dy nipërit e tij shtetasit D.M dhe E.M, raste të cilat janë ndjekur dhe dokumentuar në periudha të ndryshme kohore nga Policia, ka  pasur si synim t`i vrasë këta të fundit.

Ndërhyrja në kohë dhe me efikasitet e Policisë, ka bërë të mundur parandalimin e kësaj ngjarje të rëndë e cila ishte planifikuar të realizohej në një lokal, çka mund të rrezikonte jetën edhe të personave të tjerë frekuentues të lokalit.

Policia bëri dhe arrestimi i N.M, 31 vjeç, banues në Pogradec,  i cili dyshohet se mund të ishte bashkëpunëtor i tij.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: