Parashikimi i motit sot, e premte 21 prill 2017

Parashikimi i motit sot, e premte 21 prill 2017
Vendi jonë do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e herë pas hershme të jenë dominuese në pjesën më të madhe të vendit.

Pjesa veriore e vendit dhe zonat malore juglindore do të rrezikohen nga reshjet e izoluara të borës.

Gjatë pjesës së dytë të ditës do të kemi përmirësim të ndjeshëm të kushteve të motit, duke bërë që i gjithë vendi të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat e mëngjesit, ndërsa gjatë mesditës do të kemi rritje me 3 gradë të temperaturave.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor.

Dallgëzimi në det do të jetë i forcës 2 ballë. /e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: