Përjashtohet përjetësisht futbollisti i Domosdovës, Vllaznia një ndeshje pa tifozë

Përjashtohet përjetësisht futbollisti i Domosdovës, Vllaznia një ndeshje pa tifozë
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dënuar Vllazninë e Shkodrës, me një ndeshja pa tifozë, pas sjelljes së tifozëve të saj, në përballjen me Vllazninë.

Vllaznia do të luajë këtë javë në Vlorë, me Flamurtarin, por në takimin e ardhshëm brenda fushës së vet, nuk do të ketë mbështetjen e tifozëve. Në fakt ndeshja pa tifozë do të jetë ajo me Korabin, që nuk paraqet ndonjë interes të madh.

Janë paralajmëruar edhe Partizani dhe Luftëtarit, për sjelljen e tifozëve.

Ndeshja problematike e Kategorisë së Parë, mes Kamzës dhe Burrelit ka sjellë masa ndëshkuese në të dy kampet.

Por ashtu siç pritej, më e penalizuar ka qenë skuadra e Kategorisë së Dytë, Domosdova, që humbi rezultatin 3-0 pas incidenteve në Tepelenë.

Ekipit nga Prrenjasi i janë hequr edhe tre pikë nga klasifikimi, si dhe futbollisti Kristjan Lleshi dënohet përjetësisht për të mos luajtur më futboll. Gjithashtu këtij ekipi i janë dënuar edhe dy lojtarë të tjerë, njëri me tre vite dhe tjetri me dy vite pezullim.

Vendimet e Disiplinës  

“Vllaznia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, dënohet me 1 (një) ndeshje pa spektatorë.

“Partizani”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve do të përshkallëzohen masat disiplinore.

“Luftëtari” paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve do të përshkallëzohen masat disiplinore.

Zyrtari i KF “Kamza”, Albert Bana për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i “Burreli”, Donal Mellugja, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i “Luzi 2008”, Ernis Sulaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i “Vorës” Ornold Hodo, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Pranimin e kërkëses së lojtarit të “Dinamo”, Julian Brahja dhe pezullim e pjesës së mbetur të dënimit.

Lojtari i “Veleçikut” Brilant Hasaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i “Memaliaj” Aristotel Kuca, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i “Skrapari”, Femi Diko, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit dhe zyrtarit të ndeshjes duke fyer me fjalë ofenduese, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i “Skrapari”, Klevis Jaho , për goditje me grusht ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

“Maliqi” për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ofenduar në kor me shprehje ofenduese e duke shkaktuar ndërprerjen e lojës, dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatorë.

Lojtari i “Domosdovës” Erjon Duka, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Domosdova” Kristian Lleshi, për kërcënim dhe dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes duke e goditur me grusht e duke i sjellë pasoja të rënda, dënohet me përjashtim përjetë nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i KF “Domosdova” Ardit Facja për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes duke e pështyrë e duke nxitur urrejtje e akte dhune, dënohet me 36 (tridhjetëegjashtë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

“Domosdova” për kryerjen e kërcënimeve nga lojtarët e saj dhe ndaj zyrtarit të ndeshjes, bazuar në nenin 58/2 të KDS, humbet ndeshjen kundër “Tepelenës” me rezultatin 3-0 në tavolinë si dhe i zbriten 3 (tre) pikë nga klasifikimi.

Zyrtari i “Partizani” U-19, Ylli Shehu, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i “Partizani” U-19, Mario Bajramaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/1.a të KDS.

“Veleciku” U-17, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Beslidhja” U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 55 të KDS.

Ekipi i “Tirana AS” femra, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 64 dhe 65/4 të KDS.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: