Përleshje me armë në Vlorë, një i vrarë dhe tre të tjerë të plagosur

Përleshje me armë në Vlorë, një i vrarë dhe tre të tjerë të plagosur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes, në qytetin e Vlorës, ku një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal pranë Ujit të Ftohtë, 50 metra larg shëtitores, ku një person i paidentifikuar, ka qëlluar me armë në drejtim të palës tjetër.

Nga përleshja me armë , një 33 vjeçar  ka mbetur i vrarë ndërsa janë plagosur 3 të tjerë.

Policia e Vlorës  informon se: Rreth orës 23:20 minuta (20 prill 2o17) një person ende i paidentifikuar ka qëlluar në drejtim të palës tjetër pas një konflikti të çastit. Për pasojë ka mbetur i vrarë Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë, si dhe janë plagosur  3 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore. Të plagosurit janë: Florian Hila 28 vjeç, Arslonel Llanaj 32 vjeç, Arta Luka 26 vjeçe.

Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Mes të plagosurve është dhe kamarieri i lokalit.

Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer të gjitha hetimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Në polici lidhur me këtë krim janë shoqëruar në polici 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Janë ngritur postblloqe policie si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorit.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: