Popstari amerikan , Barry Manilow ka deklaruar se ai është homoseksual

Popstari amerikan , Barry Manilow ka deklaruar se ai është homoseksual
Në një intervistë për People, këngëtari Barry Manilow ka folur për jetën e tij  private, martesën e tij të fshehtë dhe për dashurinë që ka për menaxherin e tij, duke pranuar për herë të parë në mënyrë publike se ai është homoseksual.  Këngëtari ka thënë se ai ka qenë në një marrëdhënie me Garry Kief që nga viti 1978.

Në moshën 73 vjeçare se është homoseksual, por që i’a ka mbajtur të fshehtë fansave të tij nga frika se mos i zhgënjente.

Manilow është martuar me Garry Kief në shtëpinë e tyre, në Palm Springs në vitin 2014, por kurrë nuk e ka bërë publik këtë fakt pasi nuk ishte i sigurtë sesi do të reagonin fansat e tij.

Thashethemet rreth një martese midis tyre janë shfaqur dy vjet më parë, por çifti nuk ka komentuar. Këngëtari tha se ishte shumë i gëzuar nga reagimi i fansave në mbarë botën.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: