Qarkullonte me armë pa leje në Tiranë, arrestohet i riu (Video)

Qarkullonte me armë pa leje në Tiranë, arrestohet i riu (Video)
Një 19-vjeçar që qarkullonte me një armë zjarri është arrestuar nga policia. I riu me iniciale R.C., banues në Tiranë u kap në rrugën “Fortuzi” në kryeqytet, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në mjetin e tij Volkswagen, u gjet një pistoletë tip “Ekol Special 99” kalibër 9 mm, të cilën e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: