Rihapet gara për titull në Angli, Mourinho “frenon” Chelsea

Rihapet gara për titull në Angli, Mourinho “frenon” Chelsea
Manchester United fiton ndaj Chelsea, në krye-ndeshjen e javës së 32-të në Premier League. Kjo fitore ndal kryesuesit dhe ngushton diferencën në 4 pikë mes Bluve të Londrës dhe Totenhem.

Trajneri Jose Mourinho e shihte edhe si hakmarrje sfidën ndaj ish-ekipit të tij në Premier League.

Manchester United shumë takime të kaluara në “Old Tratford” i kishte mbyllur në barazim. Por  Rashford në 7’ dhe Herrera në 49’ i dhanë fitoren e pastër 2-0 “Djajve të Kuq” ndaj Chelsea.

Totenhemi fitoi 4-0 një ditë më parë dhe ndodhet aktualisht në vend të dytë, me 71 pikë, ose katër më pak se Chelsea, kur mbeten edhe gjashtë javë nga përfundimi i kampionatit anglez.

Manchester United ndodhet në kuotën e 60 pikëve, në vend të 5-të pas kësaj fitoreje, ose 4 pikë pas Manchester City dhe 5 pikë pas Liverpul, dy ekipet e fundit që janë në zonën Champions.

Por United ka dy ndeshje më pak se Liverpuli dhe një ndeshje me pak se Manchester City, çka do të thotë se kjo fitore i rrit ndjeshëm shanset e Djajve të Kuq për t’u rikthyer sezonin tjetër në Champions League.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: