Sekuestrohen 20 kg kanabis në Librazhd, në pranga 3 persona

Sekuestrohen 20 kg kanabis në Librazhd, në pranga 3 persona
Është finalizuar në Librazhd operacioni i koduar “Parkingu”, ku janë sekuestruar 20 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa dhe 3 automjete. Ndërkohë, burimet zyrtare bëjnë me dije se janë arrestuar tre persona dhe shpallur në kërkim një i katërt.

Në pranga ka rënë shtetasi Albert Terziu, 30 vjeç banues në Durrës. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë në bagazhin e mjetit tip “Renault” me targa AA648JO të parkuar pranë parkingut të spitalit të Librazhdit u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e mbështjellë me ngjitës natribani,  e dyshuar kanabis sativa.

Personi i dytë i arrestuar është  Xhimi Hoxha, 35 vjeç banues në Durrës.  Ky shtetas dyshohet të ketë  drejtuar automjetin me targe AA 648 JO i cili  në pjesën e poshtme të tapicerisë në dysheme ishte modifikuar dhe përshtatur për fshehjen  e lëndës narkotike.    Sokol Hamataj, 37 vjeç banues në Durrës ishte duke drejtuar automjetin me targe AA 449 JG. Ky dyshohet të ketë shoqëruar  automjetin në të cilin ndodhej lënda narkotike nga  qyteti i Durrësit në drejtim të Librazhdit.

Gjithashtu  u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e  shtetasit A.L, 45 vjeç banues në Durrës. Ky shtetas dyshohet të ketë konsumuar elementët e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Grupi hetimor  sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 20 kg lëndë narkotike e dyshuar  “Cannabis Sativa”, si dhe 3 automjete. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,kryer në bashkëpunim. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: