Sharon Stone, kur mosha dhe pamja nuk përputhen

Sharon Stone, kur mosha dhe pamja nuk përputhen
Sharon Stone është një prej yjeve të njohura që përfshihen vazhdimisht në aktivitete bamirësie.

Aktorja amerikane të shtunën ishte pjesëmarrëse në një eveniment për të mbështetur organizatat që  ndihmojnë të sëmurët nga lupusi në Los Angelos.

Në bazë të njoftimit zyrtar, ishte bërë e ditur se qëllimi i këtij evenimenti ishte që të ndihmoheshin institutet dhe shoqatat për studime rreth kësaj sëmundjeje (Lupus Research Institute dhe Alliance for Lupus Research).

Gjatë këtij evenimenti ka tërhequr vëmendje pamja e aktores 59 vjeçare. Ajo ishte me flokë bionde të shkurtra dhe me një fustan të verdhë që i dukej shumë mirë.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: