Sherr mes gjimnazistëve të “Petro Ninit”, plagoset një nxënës në Tiranë

Sherr mes gjimnazistëve të “Petro Ninit”, plagoset një nxënës në Tiranë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e jashtme të shkollës “Petro Nini Luarasi”, ku dy  nxënës janë përfshirë në një sherr me thika.

Një prej nxënësve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai u dërgua në spitalin e Traumës me plagë të rënda në kokë.

Ende nuk dihen  shkaqet e këtij konflikti, ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të këtij sherri. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: