Shkatërrohet grupi greko-shqiptar i trafikut të drogës, 5 të arrestuar

Shkatërrohet grupi greko-shqiptar i trafikut të drogës, 5  të arrestuar
Në dy operacione të policisë helene në Kostur dhe Selanik,  dy shtetas shqiptarë dhe tre grekë kanë rënë në prangat e policisë.

Sipas komunikatës së policisë, dy makina që po lëviznin në aksin rrugor Kostur-Selanik janë ndaluar për kontroll dhe në brendësi të automjetit të parë u gjetën katër çanta udhëtimi me 87 kg kanabis të ambalazhuara në 75 qese plastmasi.

Shtetas shqiptar i moshës 53 vjeç dhe një shtetas grek, i moshes 31 vjeç, u arrestuan gjatë një operacioni nga policia helene.

Në prangat e policisë ranë edhe dy shtetasit grekë që ndodheshin në mjetin e dytë, që kishte rolin e pararojës.

Në vazhdim të hetimeve, policia greke ka identifikuar dhe arrestuar një shtetas shqiptar të moshës 43 vjeç, si kreun e grupit të trafikantëve, që kishin sjellë në Greqi sasi të mëdha droge, pjesë e së cilës ishin dhe 87 kilogramët.

Gjatë arrestimit, si dhe nga kontrollet në banesat e të arrestuarve, policia ka sekuestruar, përveç kanabisit, edhe pesë automjete, 11 telefona celularë, dhe një shumë parash prej 4.650 euro.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: