Shkodër, kërcënon me armë 26-vjeçaren

Shkodër, kërcënon me armë 26-vjeçaren
Policia e Shkodrës ka mundur të parandalojë një ngjarje të rëndë kriminale gjatë ditës së sotme. Motivi i pronësisë ka qenë shkaku i konfliktit mes M. J., 26 vjeçe dhe Alfred Jakaj, 35 vjeç në fshatin Lohë e Sipërme të Malësisë së Madhe.

Jakaj ka qëlluar tre herë me armë zjarri duke kërcënuar  për jetën 26-vjeçaren.

Policia është nisur drejt vendngjarjes sapo ka marrë njoftimin duke bërë të mundur arrestimin e Jakajt dhe sekuestrimin e pushkës gjysmë automatike.

Ndaj tij rëndojnë akuzat e kanosjes, prishja e qetësisë publike dhe armëmbajtje pa leje.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: