Skënderbeu, Kukësi e Partizani goleadë për titull, Laçi rrezikon mbijetesën

Skënderbeu, Kukësi e Partizani goleadë për titull,  Laçi rrezikon mbijetesën
Kukësi, Partizani dhe Skënderbeu fitojnë bindshëm ndeshjet e radhës, të vlefshme për javën e 30-të në Kategorinë Superiore,  dhe mbeten në rivalitet të ashpër mes tyre, në garë për titull. Luftëtari parakalon Vllazninë, në vend të 4-ët, duke mbajtur shpresat për Europën, ndërsa në zonën e rënies në një kategori më poshtë Laçi parakalohet nga Flamurtari, duke rrezikuar ndjeshëm pozitat për mbijetesë.

Partizani-Teuta 5-1

Partizani fitoi 2-1 ndaj Teutës, në “Selman Stërmasi”. Torrasa shënoi një dopietë për të besuarit e trajnerit Sulejman Starova, gjatë pjesës së parë të ndeshjes, brenda harkut kohor prej 6 minutave lojë. Çyrbja shkurtoi diferencën e golave për Teutën në fillim të pjesës së dytë dhe dha shpresë për “djemtë detit”. Por Ekuban  shënoi dy gola në pjesën e dytë, brenda një harku të shkurtër kohor, duke mos i dhënë një trepikësh bindës në lojë dhe rezultat Partizanit. Edhe një gol në fund me 11-metërsh nga Sukaj për kryeqytetasit, që fituan 5-1, duke qenë bindës në lojë  e rezultat. Ashtu si Tirana, edhe Teuta iu gëzua humbjes së Laçit në shtëpi, për të shpresuar te mbijetesa. Pas kësaj fitoreje, Partizani pret derbin me Tiranën, me moral të lartë dhe dëshirë të madhe për trofeun e titullit kampion, trofe që i mungon prej 23 vjetësh.

 Laçi-Skënderbeu 1-5

Kampionët në fuqi triumfuan me të njëjtin rezultat si Partizani por në transfertë, 5-1 në Laç, duke marrë lehtësisht jo vetëm tre pikët e nevojshme në garë për titull, por me një fitore të frikshme në shifra dhanë edhe një mesazh të qartë për dy rivalët e tjerë që pretndojnë trofeun. Liridon Latifi në formë të shkëlqyer, e bëri edhe më të lehtë fitoren e Skënderbeut. Ai realizoi në ’17 golin e parë dhe dyfishoi shifrat brenda një kohë të shkurtër. Spektakli i ekipit korçar u shoqërua me tension në tribunë dhe në fushë. Sendet e hedhura drejt stolit të Skënderbeut  dhe ndërhyrjet e ashpra në fushë nuk e ndalën spektaklin e ekipit korçar.  Latifi  i dha një asist Xhejms, që realizoi golin e tretë. Latifi shënoi edhe golin e katërt në fillim të pjesës së dytë, ndërsa për kurbinasit në minutën e 62-të goli i Mensah shërbeu vetëm për statistikë. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja vulosi në fund fitoren 5-1 me Hamdi Salihin, duke mbetur në garë për titull dhe duke i komplikuar ndjeshëm pozitat e ekipit të Laçit në garë për mbijetesë. - “Nuk duam të fluturojmë. Duhet të bëjmë punën tonë,” = theksoi Ilir Daja, pas fitores. - “Afrimi i Xhejms me Salihin, forma e mirë e Latifit dhe e Gavazajt ka ndikuar në efikasitetin e lojës sonë.” Liridon Latifi gjithashtu i lumtur me golat, por disi më tepër modest. “Gola të rëndësishëm për vazhdimësinë time dhe të skuadrës, si dhe për fitoren në një fushë të vështirë si kjo e Laçit. Pikën kryesore e kemi Salihin, ai na hap hapësirat në sulm.” Flamurtari fitoi një ditë më parë 2-0 ndaj Vllaznisë, në Vlorë, duke parakaluar Laçin, që tani ndodhet në vend të parafundit.

Kukësi-Tirana 4-1

Për kreun, Kukësi shkatërroi Tiranën 4-1, falë formës së shkëlqyer të Eminit e Pejiç. Golat erdhën në pjesën e dytë, fillimisht me Emini e më pas një dopietë e Pejiç ku u ndihmua edhe nga një 11-metërsh. Turtulli shënoi golin e parë në Superiore për Tiranën, ndërsa për vendasit realizoi edhe Karioka. Kjo fitore e mban Kukësin në krye, ndërsa bardheblutë të fokusuar më tepër te trofeu i kupës dhe mbijetesa.  “Skuadra në pjesën e parë luajti kënaqshëm, por në pjesën e dytë pati mos-vendosje të mirë dhe mungesë dyluftimesh. Dy golat e Kukësit erdhën pasi humbëm thjeshtësisht topin,” – theksoi Mirel Josa.  “Duhet të ishim më të kujdesshëm pas rezultatin 2-1. Kukësi na vodhi topin në mbrojtjen tonë dhe na goditi.” Tirana javën që vjen përballet me Partizanin, por lajm i mirë për mbijetesën e saj është humbja e Laçit. - “Nuk vlen për derbin kjo ndeshje, pasi problemet e mbartura japin pasiguri për derbin. Tirana duhet të shohë ndeshjen e radhës, pastaj të flasë për mbijetesën.” Ernest Gjoka pas fitores me Tiranën  u shpreh i kënaqur me pikët. - “Nuk po dilnim aty ku duhet në pjesën e parë. Janë ndeshje delikate ku nuk duhet të lëshojmë. Kukësi po meriton atë që jep në fushë,” – theksoi Gjoka.  “Dallimet janë të mëdha, në pjesën e dytë lojtarët tanë bënë diferencën,” – u shpreh trajneri i Kukësit.      A. Muraçi

Kategoria Superiore

Java e 32-të- të shtunën

Korabi-Luftëtari                0-3

Flamurtari-Vllaznia          2-0

Sot

Kukësi-Tirana                  4-1

Laçi-Skënderbeu              1-5

Partizani-Teuta                5-1

 

Klasifikimi

Kukësi                  62

Partizani             62

Skënderbeu        59

Luftëtari             39

Vllaznia               37

Tirana                 32

Teuta                   32

Flamurtari          31

Laçi                      29

Korabi                  12

Shpërndajeni me miqtë tuaj: