Skënderbeu-Tirana, finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë

Skënderbeu-Tirana, finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë
Skënderbeu-Tirana do të jetë finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë.

Dy takimet e kthimit të vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë mbyllen me Skënderbeun që ka fituar në Durrës 0-1, ndërkohë Tirana ka fituar në shtëpi me rezultatin 2-0.

Teuta-Skënderbeu 0-1

Një gol i futbollistit Liridon Latifi, në minutën e 52’, ka vendosur fatin e kësaj ndeshje, njëherësh edhe të ekipit që kaloi në finalen e Kupës së Shqipërisë. Një pjesë e parë shumë e mirë dhe e  ekuilibruar mes të dy ekipeve. Por në pjesën e dytë, kampionët e Shqipërisë, zgjidhin rezultatin në favorin e tyre. Pas një asist perfekt i Gavazaj për Latifin, është shfrytëzuar në mënyrë spektakolare nga ky i fundit që ka dërguar topin në rrjetë.

Me rezultatin e përgjithshëm 2-0 në favor të Skënderbeut, kampionët në fuqi mbeten ekipi i vetëm që mund të fitojë të dy trofetë. Skënderbeu është edhe në garë për titullin kampion, duke rivalizuar me dy ekipet e tjera Kukësi e Partizani. Skënderbeu mban vendin e tretë, tre pikë pas dy kryesuesve.

Teuta-Skënderbeu 0-1

Shënues: Latifi 52′

Teuta: Moçka, Beqja, R. Hoxha, Markoviç, Kotobelli, Dita, Hila, Musta, Bangal, Çyrbja, Progni. Trajner: Gugash Magani

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanici, Mici, Orelesi, Osmani, Gavazaj, Xhejms, Latifi, Salihi. Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

Tirana-Besëlidhja 2-0

Taku dhe Hoxhallari shënuan dy golat e fitores së Tiranës, duke udhëhequr bardheblutë drejt finales së Kupës së Shqipërisë. Tirana e zgjidhi kualifikimin që në pjesën e parë, ndaj Besëlidhjes. Rezultati i takimit të parë mes dy ekipeve përfundoi në barazim 1-1.

Në 24’ Taku kaloi 24 herë kampionët e Shqipërisë në avantazh, pasi ka shndërruar në gol 11-metërshin e fituar nga Merveill. Në të 40’ Hoxhallari vulosi kualifikimin e Tiranës në finalen e Kupës së Shqipërisë, pasi devijon topin me kokë. Me fitoren 2-0 dhe rezultatin e përgjithshëm 3-1, bardheblutë shkojnë në përballjen finale ndaj kampionëve në fuqi të Shqipërisë.

Tirana-Besëlidhja             2-0

Shënues: Taku 24’ (11-m), Hoxhallari 40′

Tirana: Lika, Doka, Teqja, Turtulli, Hoxhallari, Karabeci, Akuah, Merveill, Taku, Moise, Edeh.Trajner: Mirel Josa

Besëlidhja: Demi, Smajli, Semina, Dibra, Ndreca, Hepaj, Sidibe, Karakaçi, Kamara, Marashi, Ajazi.Trajner: Alban Bruka

Gjyqtar: Laver Alla

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: