Tre ekipet pretendente përballë tre skuadrave të rrëzuara

Tre ekipet pretendente përballë tre skuadrave të rrëzuara
Java e 30-të, sfidë mes titullit dhe mbijetesës

Partizani dhe Kukësi, dy ekipet që ndajnë kreun e klasifikimit me pikë të barabarta, do të presin këtë javë dy ekipe që rrezikojnë rënien në një kategori më poshtë. Kukësi pret Tiranën, teksa bardheblutë udhëtojnë drejt qytetit verilindor, pak ditë pasi siguruan finalen e Kupës së Shqipërisë. Nga ana tjetër, Partizani e pret Teutën me një moral ndryshe, pasi “djemtë e detit” nuk mundën dot të shkonin në finale.

Në Pezë-Helmës, ku po zhvillon përgatitjet, trajneri Starova kërkoi më shumë përqendrim nga të tijtë. Në stërvitje me grupin, mungonte mesfushori Realdo Fili, që vazhdon të stërvitet i veçuar. Sulmuesi Ekuban u testua i vetëm në repartin e avancuar, i mbështetur nga katërshja e mesfushës, Torrasa, Mazrekaj, Trashi dhe Cetkoviç. Përpara tyre, në mesfushë, u vendos Ramadani, ndërsa në mbrojtje, aktivizimi i Atandës ra në sy.

Të dielën në “Selman Stërmasi” Partizanit i ndalohet ndonjë hap fals. Por pavarësisht se pret Tiranën, edhe Kukësit i ndalohet të lërë pikë për të mos përsëritur gabimin e kaluar me Vllazninë. Kapiteni Rrahman Hallaçi e konsideroi aksident barazimin e kaluar me Vllazninë dhe u shpreh i sigurt te fitorja e Kukësit, ashtu sikurse edhe për titullin kampion. Skënderbeu siguroi, në mesjavë, finalen e Kupës së Shqipërisë, por nuk ka hequr dorë nga titulli kampion.

Të besuarit e Ilir Dajës, udhëtojnë në Laç ku, për të mbrojtur kurorën e titullit, i duhet, medoemos, të fitojnë përballë ekipit vendas, që rrezikon rënien në një kategori më poshtë.

 

Kategoria Superiore 

Java e 30-të - 22 prill

Flamurtari-Vllaznia          19:00

Korabi-Luftëtari                                16:00

23 prill

Kukësi-Tirana                     16:00

Partizani-Teuta                 19:00

Laçi- Skënderbeu             16:00

Shpërndajeni me miqtë tuaj: