Turpi “godet” futbollin francez, ndërpritet ndeshja Bastia-Lion

Turpi “godet” futbollin francez, ndërpritet ndeshja Bastia-Lion
Dhuna nuk mungon as në Francë. Tifozët e Bastia zbritën në fushë dhe tentuan të sulmojnë lojtarët e Lyon, në ndeshjen e Ligue 1.

Portieri i Lyon, Mathieu Gorgelin, u kacafyt me një grup tifozësh që pushtuan fushën, para se forcat e sigurisë të ndërhynin për të vendosur qetësinë. Lojtarët u futën në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë, ndërsa kjo ndeshje e Ligës 1, nisi rreth 55 minuta me vonesë.

Gjyqtari pas mbylljes së pjesës së parë, 0-0, vendosi për ndërprerjen e ndeshjes.

Javë problematike për Lion, pasi trazira pati edhe në ndeshjen e së enjtes në Europa League, me Beshiktash.

Në këtë ndeshje u përleshën tifozët dhe si rrjedhojë takimi nisi 45 minuta me vonesë.

Lion po përballet me akuza nga kjo ndeshje, duke rrezikuar dënimin me 4 ndeshje për hedhje të fishekzjarrëve, pengimin e forcave të sigurisë dhe mungesë të organizimit të ndeshjes dhe pushtim të fushës pas golit.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: