Vrasja për 13 mijë lekë, vëllezërit Ekonomi lihen në burg

Vrasja për 13 mijë lekë, vëllezërit Ekonomi lihen në burg
Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi të arrestuar për vrasjen e 58-vjeçarit Agim Arapi mbrëmjen e 11 prillit 2017 në lagjen nr 1 të Durrësit.

Viktima dhe autorët kishin nënshkruar një kontratë, sipas të cilës dy vëllezërit Ekonomi do t’i paguanin 58-vjeçarit një qira prej 13 mijë lekësh në muaj për kalimin e tubave të ajrimit të picerisë në dyqanin ushqimor.

Policia tha ditën e krimit se viktima ia kishte kërkuar shtetasit Jurgen Kurti paratë dhe në debat e sipër, ishin përfshirë në konflikt edhe dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: