Zbulohen 121 pako me kanabis në kufirin shqiptaro-grek

Zbulohen 121 pako me kanabis në kufirin shqiptaro-grek
Policia Kufitare ka konstatuar dhe sekuestruar në kufirin e gjelbër me Greqinë 121 pako me lëndë të narkotike kanabis sativa.

Droga u gjet në vendin e quajtur “Piramida 54”, Vidohovë, në Korçë, ku janë konstatuar dy çanta sportive dhe një thes, brenda të cilave u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga ana e shërbimeve Policore Shqiptare në bashkëpunim me Policinë Greke, janë koordinuar veprimet dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP- Korçë, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale të rastit dhe peshimin e sasisë të lëndës së dyshuar narkotike. Materialet për hetime të mëtejshme do t’i  referohen Prokurorisë Korçë. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: