Zidane e pranon: Nuk jemi favoritë në "El Clasico"!

Zidane e pranon: Nuk jemi favoritë në "El Clasico"!
Zinedine Zidane nuk e sheh Realin e Madridit si favorit. Në prag të “El Clasico” trajneri i klubit madrilen ka folur në lidhje me super sfidën kundër Barcelonës. Tekniku francez në komunikimin e tij me mediat ka kërkuar që të ulë euforinë që ka përfshirë kampin merenges, pas kualifikimit për në fazën gjysëmfinale të Champions League. Zidane u shpreh se skuadra e tij nuk vjen si favorite në këtë takim dhe se duhet patur kujdes maksimal nëse vërtet dëshiron fitoren përballë Barcelonës.

“Është një nga ndeshjet më të rëndësishme dhe për ne ky takim vjen në një moment ku skuadra ka arritur të shfaq një formë të mirë fizike, por edhe në nivel loje. Nuk do të jetë e lehtë dhe askush nuk mund të thotë që ne jemi favorit për ta fituar këtë ndeshje, sepse përballë kemi një kundërshtarë që nuk mund ta nënvlerësosh. Kemi zhvilluar seanca stërvitore në mënyrë intensive dhe kemi përgatitur me kujdes cdo detaj.

Sigurisht që presioni eksiston, pasi është një sfidë delikate. Për ne është shumë e rëndësishme fitorja dhe nëse japin maksimumin tonë, atëherë jam i bindur se suksesi do të vijë". /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: