Ajax-Man United, sot finalja e Europa League edhe për një vend në Champions

Ajax-Man United, sot finalja e Europa League edhe për një vend në Champions
Manchester United dhe Ajax i Amsterdamit, diskutojnë sot në mbrëmje, ora 20”45, në Stokholm, titullin kampion të kompeticionit të Europa League.

Fituesi i këtij trofeu kalon direkt në fazën e grupeve të Champions League, sezonin tjetër.

Pas sulmit terrorist të së hënës në Mançester, masat policore në stadiumin e Stokholmit, Suedi, janë tepër të larta.

Kurorëzimi i mundshëm i Manchester United me trofeun e Ligës së Europës do të thotë ndryshe pjesëmarrje direkte në Champions, 135ka do ta çonte në pesë e numrit të skuadrave përfaqësuese nga Premier League në kompeticionin më të rëndësishëm kontinental për klubet: e kanë siguruar pjesëmarrjen Chelsea, Tottenham, Manchester City, Liverpool dhe Manchester United.

Pas shpërthimit kamikaz në koncertin e yllit amerikan të pop-it, Ariana Grande, në “Manchester Arena”, me pasoja tragjike: 22 të vdekur dhe 59 të plagosur, ndjehet trishtim në kampin e Djajve të Kuq. “Jemi shumë të pikëlluar nga ngjarja tragjike e natës së fundit. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre, – ka thënë Mourinho. – Ne kemi një punë për të bërë dhe do të udhëtojmë për në Suedi për të luajtur finalen e Ligës së Europës. Është për të ardhur keq që nuk mund të udhëtojmë me gëzim, me të cilin jemi futur gjithmonë në përballje të mëdha si kjo në Stokholkm”.

Mourinho nuk do të ketë shërbimet e mbrojtësit Eric Bailly. Mbrojtësi qendror, Chris Smalling, është në dyshim deri në minutën e fundit, për shkak të lëndimit.

Ajax, me të rinj të talentuar në përbërje,  kthehet në një finale europiane pas 22 vitesh. Trofeun e fundit Ajax i drejtuar atë kohë nga van Gaal, e mori në finale të Champions ndaj Milan, me rezultatin 1-0, falë një goli të Patrick Kluivert.

Ajax kërkon trofeun që të rikthehet te lavdia e dikurshme, si një prej ekipeve që e ka ngritur plot katër herë në histori trofeun e Champions League.

Foto, formacionet e mundshme Ajax-Manchester United, Telesport

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: