Altin Rraklli nën akuzë, mashtrim për 150 mijë euro

Altin Rraklli nën akuzë, mashtrim për 150 mijë euro
Altin Rraklli, ish-lojtari i përfaqësueses shqiptare dhe ish-trajneri i Kombëtares së Femrave akuzohet për mashtrim për një shumë prej 150 mijë eurosh nga prokuroria e Tiranës.

Ish-futbollisti kuqezi, nuk ka qenë i pranishëm në seancë dhe as avokatët e tij.

“Altin Rraklli i akuzuar për veprën penale të mashtrimit me pasoja të rënda në dëm të shtetasit Ilir Nasto me shumën 150 mijë euro”, prezantoi akuzën gjyqtari Sokol Tona.

Altin Rraklli ka hequr prej disa kohësh dorë nga nënshtetësia shqiptare, duke mbajtur vetëm atë gjermane. Ai ka luajtur disa sezon në Gjermani.

Prokurori pas vendimit të shtyrjes së seancës për datën 7 prill, ka bërë të ditur se do të marrë edhe informacion nga sistemi TIMS, për të parë lëvizjet e Rrakllit nëse është larguar nga Shqipëria dhe për ta njoftuar sërish nëse do të kërkojë të jetë vetë i pranishëm në seancën tjetër apo do të përfaqësohet sërish nga avokatët mbrojtës të cilët ka autorizuar.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: