Banjat termale të Bënjës, një destinacion i rëndësishëm turistik

Banjat termale të Bënjës, një destinacion i rëndësishëm turistik
Banjat termale të Bënjës  ndodhen 14 km larg qytetit te Përmetit.  Ne komunën Petran, gjenden 6 burime në rreze të shkëmbinjve masive, në të dy anët e lumit Lengaricë.

Rruga për të shkuar në këto monumente natyrore është nëpërmjet itineraret automobilistik Përmet-Petran-Bënjë.

Ujerat me baze sulfurore kanë efekte shumë të larta kuruese nga të cilat 4 burime përdoren për sëmundje kronike të reumatizmes, një tjetër për sëmundjet e stomakut, dhe një tjetër për sëmundjen e lëkurës.

Ujërat termale të Bënjës kane një temperature prej 26-32 ºC. Këto burime u shfrytëzuan nga shteti në vitet 1964-1975 dhe aktualisht shfrytëzohen në mënyre të pa-organizuar nga banorë dhe vizitorë të ndryshëm të cilët zgjedhin për të pushuar pranë tyre. /e.g/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: