Besëlidhja rrëzohet edhe në Apel...ekipi i dytë i Superiores tani në CAS!

Besëlidhja rrëzohet edhe në Apel...ekipi i dytë i Superiores tani në CAS!
Gjykata sportive e Kasacionit, CAS në Lozanë, është shpresa e fundit e Besëlidhjes së Lezhës për të marrë ndeshjen 3-0 në tavolinë me Kamzën. Ndeshja e fundit e Kategorisë së Parë, mes ekipit lezhjan dhe Kamzës nuk u zhvillua për shkak të mospranimit të policisë për të ruajtur rendin në stadiumin e Kamzës.

Komisioni i Apelit i FSHF-së, ka mbajtur në fuqi vendimin e dhënë nga Disiplina tre ditë më parë dhe tani Sektorit të Garave në FSHF i mbetet veç të caktojë datën për zhvillimin e kësaj ndeshje të prapambetur. Por Besëlidhja do ta çojë çështjen në CAS, ndërkohë që në një rast të tillë, vendimi pritet të jepet pas disa javësh. Kështu, pas ngjitjes së Lushnjës në Superiore, skuadra e dytë mbetet enigmë.

FSHF duhet të presë CAS, në rast se Besëlidhja i drejtohet zyrtarisht gjykatës së Losanës, ndërkohë dy ekipet mbeten në ankth se cila prej tyre do të ngjitet në Superiore në sezonin e ardhshëm.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: