Beshiktashi kërkon Sokol Cikalleshin

Beshiktashi kërkon Sokol Cikalleshin
Bomba e merkatos së lojtarëve të Kombëtares Shqiptare në këtë verë mund të vijë nga Turqia. Beshiktashi është në kërkim të Sokol Cikalleshit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare po ndiqet me interes nga gjigandët turq, të cilët po interesohen seriozisht të marrin sulmuesin kavajas.

Skuadra, e cila ka në pronësi Cikalleshin, Istanbul Bashaksehir, ka për momentin në huazim nga Besiktas sulmuesin Pekmetek dhe dëshiron ta blejë përfundimisht ndërsa Cikalleshi pëlqehet nga Beshiktash dhe kjo marrëveshje mund të bëhet e mundshme shumë shpejt.

Ky shkëmbim i dy lojtarëve pritet të bëhet pasi është dëshira e të dy klubeve që kjo marrëveshje të arrihet. Nëse kjo marrëveshje bëhet e mundur, Cikalleshi mund të përfitojë rreth 1 milion $ në sezon dhe pritet të ketë një kontratë 4-vjeçare me kampionët e rinj të Turqisë. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: