Deklarata e prokurorit belg: Vijojnë hetimet për Mark Frrokun

Deklarata e prokurorit belg: Vijojnë hetimet për Mark Frrokun
Belgjika vazhdon hetimet për ish deputetin Mark Frroku i cili u akuzua nga drejtësia belge për vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitin 1999 në Belgjikë.

Në maj të 2015 autoritetet belge dorëzuan në Prokurorinë e Përgjithshme një dosje prej 2500 faqesh për Mark Frrokun, por në prill 2017 Gjykata e shkallës së parë të Tiranës e shpalli të pafajshëm.

Prokurori Federal i Belgjikës, Van Leeuw i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Konferencës Nderkombëtare “Qasjet e reja hetimore ndaj organizatave krimiale qe perdorin internetin”,  u shpreh se hetimet po vijojnë dhe se mes dy prokurorive po shkëmbehen informacionet

Prokurori Federal i Belgjikës lidhur me këtë çështje u shpreh se:  “Çështja është ende në vijim. Po shkëmbejmë shumë informacion mes dy prokurorive kjo është arsyeja që nuk bëjmë shumë deklarata në media sepse një person është i pafajshëm derisa vendos gjykata. Jemi akoma duke vazhduar çështjen. Po kërkojmë informacione dhe po shkëmbejmë informacione të cilat nuk do ti bëj publik në media” tha prokurori federal belg duke nënvizuar se palët po punonin “në bazë të një besimi reciprok. Ne kemi besim tek sistemi në Shqipëri”.

Aktualisht dosja ka shkuar në Apel.

Foto ilustruese: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: