Dieta “rrufe”

Dieta “rrufe”
 

Provoni dietën rrufe që ndan grupet e ushqimeve në varësi të ditëve ku çdo ditë ju mund të hani një ushqim të ndryshëm për t'i siguruar trupit të gjitha vlerat ushqyese të nevojshme.

Dita 1: Dita e frutave

Ushqimi në ditën e parë të dietës janë frutat: ju mund të zgjidhni frutin tuaj të preferuar dhe mund të hani fruta pa limit. Zgjidhni frutat sezonale për një ushqim të shëndetshëm. Molla, për shembull, rregullon metabolizmin dhe stimulon funksionet e zorrëve, portokalli është i pasur në vitaminat C dhe A, luleshtrydhet stimulojnë funksionet e veshkave. Konsumoni bananen në mënyrë të moderuar, sepse është e pasur në kalori.

Dita 2: Dita e perimeve

Dita e dytë përfshin perime të papërpunuara, të ziera, të pjekur në skarë ose në sallatë. Jeni të lirë në imagjinatën tuaj për të krijuar receta të shijshme me perime. Shtoni vetëm një majë luge kripë dhe një lugë çaji me vaj ulliri. Brokoli është një ushqim perfekt që përmban vitaminën C dhe ka vlera ushqyesve, kastraveci përmirëson cilësinë e lëkurës duke e bërë atë të ndritshme dhe marulja një ushqim që stimulon tretjen.

Dita 3: Dita e frutave + perime

Në ditën e tretë përdoret një dietë e kombinuar me fruta dhe perime.

Dita 4: Dita e perimeve + banane + qumësht

Dita e katërt është dita më me kalori e dietës: në mëngjes banane dhe qumësht, ndërsa vaktet kryesore me fruta e zarzavate të freskëta të tilla si, selino, karota, marule etj.

Dita 5: oriz + domate

Ushqimet e ditës së pestë janë orizi dhe domatja: një pilaf i përgatitur me domate të freskëta si dhe mund të bëni gjithashtu një pije me lëng domatesh të freskëta, pak kripë dhe një lugë çaji lëng limoni.

Dita 6: Dita e orizit + perimeve

Në drekë rekomandohet oriz i zier dhe në darkë perime të gatuara ose të papërpunuara në varësi të preferencën tuaj.

Dita 7: Dita e frutave, perimeve + oriz

Në ditën e fundit të dietës ju mund të hani të gjitha ushqimet që keni konsumuar gjatë javës Për drekë, për shembull, mund të përgatitni një pilaf me karota, bizele dhe kunguj, etj.

Këshillohet të pini të paktën 8 gota ujë në ditë, do t’ju ndihmojë të pastroni trupin.  j/m

Shpërndajeni me miqtë tuaj: