Dita Europiane e Parqeve,Koka: Parqet dhe zonat e mbrojtura burime të rëndësishme ekonomike për vendin

Dita Europiane e Parqeve,Koka: Parqet dhe zonat e mbrojtura burime të rëndësishme ekonomike për vendin
Në Ditën Europiane të Parqeve, Ministri i Mjedisit Lefter Koka inauguroi disa investime në Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”, në kuadër të zhvillimit të zonave të mbrojtura. Në ceremoninë e organizuar, Koka vuri në dukje  rëndësinë e parqeve në jetën e qytetarëve.

Ministri Koka tha se “Shqipëria ka rreth 15 parqe kombëtare të shpallura në më shumë se 50 vite si Parku Kombëtar i Dajtit që është shpallur i tillë në vitin 1966. Parqet janë mushkëritë jo vetëm të qyteteve të mëdha urbane, por edhe të vetë zonave ku ndodhen siç është Parku Kombëtar i Dajtit, të cilin do ta konsideroja edhe si një zonë ekonomike shumë të rëndësishme për qytetin e Tiranës”.

Koka inauguroi qendrën e re të vizitorëve e cila do të jetë një pikë informacioni dhe shërbimi të kualifikuar për çdo turist vendas dhe huaj.

Dita Europiane e Parqeve shërben për të promovuar zonat e mbrojtura dhe për të theksuar rëndësinë e mbrojtjes, menaxhimit por edhe frekuentimit të tyre.

Parqet kombëtare janë oaze të natyrës, që ofrojnë për çdo qytetar qetësi, duke i lidhur më shumë njerëzit me mjedisin. /e.g/

Foto ilustruese:  Parku Kombëtar i Dajtit (Google)

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: