Durrës, gjendet në det një sasi prej 64.5 kg lënde narkotike

Durrës, gjendet në det një sasi prej 64.5 kg lënde narkotike
Nga kontrollet e ushtruara nga Policia Kufitare e Durrësit dhe Guarda Di Finanza Italiane u gjet në det një sasi i prej 64.5 kilogramë kanabis sativa.  Lënda narkotike u gjet në zonën e Kallmit në një distancë rreth 5 milje nga bregu i detit, në Durrës.

Sipas njoftimit të policisë, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë kryer veprimet e mëtejshme procedurale dhe peshimin e lëndës,  ku në përfundim rezultoi se pesha e përgjithshme e lëndës narkotike ishte 64.5 kg e futur në 7 pako.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për zbulimin e origjinës së lëndës,  identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet lidhur me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 283/ a të Kodit Penal. /e.g/

Foto ilustruese dhe informacioni, marrë në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: