Erand Sojli sjell në skenë “Romancë në vitin 2025”

Erand Sojli sjell në skenë “Romancë në vitin 2025”
Në Teatri Kombëtar Eksperimental ”Kujtim Spahivogli” u shfaq mbrëmë “Romancë në vitin 2025” një komedi nga Erand Sojli.

Kjo komedi flet për një psikologe 35 vjeçare e pushtuar nga paniku i vetmisë. Pas divorcit me bashkëshortin gruaja vendos të porosisë një robot mashkull i cili është i programuar për të qenë romantik, të cilin e trajton si burrë, derisa vjen momenti që i propozon martesë.

Në këtë moment roboti prishet. Çfarë do ndodh më pas? Komedia jep mesazhe të qarta:  Nëse blen një krevat nuk do të thotë se ke blerë dashurinë. Nëse blen një shtëpi nuk do të thotë se ke blerë familjen Nëse ke para nuk do te thotë se mund të kesh gjithçka. Njeriu nuk mund të zëvendësohet. Dashuria është Zoti dhe Zoti është dashuria për njëri tjetrin.

Shfaqja do të jetë në skenë edhe sonte në orën 20:00 në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. j/m

Shpërndajeni me miqtë tuaj: