Fier, merr flakë autobusi me pasagjerë

Fier,  merr flakë autobusi me pasagjerë
Një autobus me pasagjerë ka marrë flakë në ecje e sipër në Fier.

Sipas policisë mësohet se autobusi me targa AA 502 BE, drejtohej nga shoferi me inicialet H.H, ka qenë duke udhëtuar nga Fieri për në Përmet, në fshatin Malas, Mallakastër. Pasagjerët kanë zbritur të gjithë nga autobusi dhe mësohet se nuk ka të lënduar.

Ne vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe të  policisë.

Policia dhe  grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit, ndërkohë paraprakisht dyshohet se mjeti ka marrë flakë në ecje e sipër si pasojë e një defekti teknik. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: