Gafa e Ivanka Trump, ngatërron futbollistin e njohur me një shenjtor

Gafa e Ivanka Trump, ngatërron futbollistin e njohur me një shenjtor
Ivanka Trump tashmë gjendet në Bruksel, në Samitin e NATO-s së bashku me të atin, presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, por gafa e bërë gjatë vizitës në Itali ka bërë tashmë xhiron e botës.

Teksa gjendej në një restorant italian së bashku me bashkëshortin e saj, Ivanka e pyet pronarin e restorantit se cili ishte shenjtori në fotografinë e varur në mur. Në fakt, bëhej fjalë për një fotografi të Giorgio Chinaglia, qendërsulmues i Lazios së titullit të dytë kampion në histori.

Me duart e hapura dhe vështrimin nga qielli, legjenda e futbollit italian duhet të ketë ngatërruar vajzën e parë të Amerikës. Gjithsesi të gjithë e kaluan këtë situatë me të qeshur. /e.a/

Foto: Ivanka Trump

Shpërndajeni me miqtë tuaj: