Greqi, plagoset nga një bombë ish-kryeministri grek, Lukas Papadhimos

Greqi, plagoset nga një bombë ish-kryeministri grek, Lukas Papadhimos
Një zarf-bombë ka shpërthyer në Athinë në makinën e ish-kryeministrit grek Lukas Papadhimos.

Ish-kryeministri dhe shoferi i tij kanë mbetur të plagosur dhe u dërguan në spitalin shtetëtor të Athinës ku raportohet se momentalisht nuk janë në rrezik për jetën.

Shpërthimi ka ndodhur në rrugën “3 Shtatori", te lagjja "Patision, raporton "Albanian Free Press online duke cituar burime zyrtare nga Policia e Greqisë.

Hetimet e para zbardhin se 69-vjeçari Lukas Papadhimos, ka hapur një zarf nga i cili ka shpërthyer bomba, gjatë momenteve që po udhëtonte me automjetin e tij bashkë me shoferin.

Ai është plagosur në këmbë, duar dhe bark dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Papadhimos është emëruar kryeministër në nëntor të vitit 2011, mes trazirave ekonomike dhe politike, duke shërbyer në këtë post deri në maj të vitit 2012. /e.a/

Foto: Lukas Papademosdhe pamje nga vendngjarja

Shpërndajeni me miqtë tuaj: