Ibrahimoviç: E ardhmja ime? Të shohim

Ibrahimoviç: E ardhmja ime? Të shohim
Ylli i Manchester United, Zlatan Ibrahimoviç nuk është shprehur i qartë për të ardhmen e tij teksa ndoqi nga afër finalen e Europa League, që u fitua nga skuadra e tij, fitore që i siguroi edhe një biletë për në Champions League, në edicionin e ri.

I dëmtuar në gju, Ibrahimoviç ndoqi nga afër fitoren e United në triumfin 2-0 ndaj Ajax, në finale të Europa League, këtë të mërkurë, në stadiumin e kryeqytetit të vendlindjes së tij, Suedi.

Ibrahimoviç, i cili ka mbetur pa kontratë pas mbylljes së këtij sezoni, tha se pret rikthimin por la të kuptohet  se e ardhmja e tij mbetet e paqartë. “Në pak javë, do të kthehem në fushë,” – theksoi ai, duke anashkaluar se me cilin ekip do të luajë sezonin tjetër futbollistik.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: