ISIS kërcënon Europën: Të sulmojmë të pafetë gjatë Ramazanit

ISIS kërcënon Europën: Të sulmojmë të pafetë gjatë Ramazanit
“Të vazhdojmë të çojmë përpara një luftë totale për të goditur të pafetë në Europë gjatë muajit të Ramazanit”.

Është ky apeli  i lëshuar nga ISIS për ithtarët e tij në prag të nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit ditën e nesërme. Në një video të publikuar në “Youtube” me titullin, “Ku janë luanët e luftës?”, Shteti Islamik ka ftuar “vëllezërit myslimanë në Europë të sulmojnë europianët në shtëpitë e tyre, në tregje, në rrugë dhe grumbullime të ndryshme”.

Duke iu referuar pastaj sulmit kamikaz në Mançester, ku humbën jetën 22 persona, Kalifati ka shtuar: “Mos e përçmoni punën. Objektivi ynë i të ashtuquajturve të pafajshëm dhe civilë, është efikas për ne, kështu që vazhdoni dhe do të keni një shpërblim të madh ose martirizim gjatë Ramazanit”. /e.a/

Foto: Flamuri i Shtetit Islamik

Shpërndajeni me miqtë tuaj: