Kapen 27 kg kanabis në Mat, trafikanti i shpëton policisë

Kapen 27 kg kanabis në Mat, trafikanti i shpëton policisë
Një sasi prej 27 kg kanabis është sekuestruar nga policia në Karicë të Matit gjatë një operacioni të koduar “Liqeni”.

Personi që posedonte lëndën narkotike ka mundur të largohet, duke i shpëtuar arrestimit të policisë.

“Autori i dyshuar, shtetasi L. B., sapo konstatoi praninë e forcave të policisë u largua me vrap në drejtim të një zone të pyllëzuar”, informon policia.

Lënda ishte e  futur në tre thasë  plasmasi. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Mat po vijojnë krehjen e zonës  për  të bërë të mundur kapjen e tij.

Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: