Kolaudonin makinat jashtë kushteve teknike, arrestohen inspektorët në Kukës

Kolaudonin makinat jashtë kushteve teknike, arrestohen inspektorët në Kukës
Dy inspektorë teknikë në qytetin e Kukësit janë arrestuar pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Në pranga kanë rënë Ermal Islamaj 32 vjeç dhe Bujar Syla 44 vjeç, të dy banues në  Kukës.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në kuadër të hetimit proaktiv një mujor, këta shtetas dyshohet se në kohë të ndryshme kalonin automjetet të llojeve të ndryshme në kolaudim, kundrejt pagesës, jashtë kushteve teknike.

Materialet lidhur me këtë ngjarje do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”  parashikuar nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal. /e.g/

Foto ilustruese dhe informacioni marrë në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit

Shpërndajeni me miqtë tuaj: